Krimet e rënda dënojnë me 4.6 vjet burg gjyqtarin Roland Hysi

schedule17:20 - 17 Tetor, 2019

schedule 17:20 - 17 Tetor, 2019

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 4.6 vite burg gjyqtarin e Fierit Roland Hysi. I akuzuar për korrupsion pasi të gjyqtarëve dhe kërkese për favore seksuale. Për shaka të gjykimit të shkurtuar Hysi u dënua përfundimisht me 3 vite heqje lirie. Togat e zeza kërkuan dënim plotësues që për 5 vite Roland Hysi të mos ushtrojë funksione publike.

Kërkoi para dhe favore seksuale një nëne, në këmbim të dhënies së kujdestarisë së vajzës, togat e zeza të Krimeve të Rënda të kryesuar nga Sandër Simoni dënuan me 4 vite e 6 muaj burg gjyqtarin e Fierit Roland Hysi.

Gjyqtari ishte i akuzuar për korrupsion pasiv të gjyqtarëve dhe favore seksuale. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Hysit i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 3 vjet heqje lirie. Gjithashtu, Gjykata për Krime të Rënda i ka vendosur Hysit dënim plotësues duke i hequr të drejtën e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

Gjyqtari Roland Hysi që kërkoi favore seksuale nga një palë në proces nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, por u përfaqësua vetëm nga avokati i tij. Mbrojtësi i Roland Hysit, Ardi Leka, gjatë konkluzioneve u shpreh se prokuroria nuk ka kryer ekspertimin e zërit nga materialet origjinale që është regjistruar përgjimi, por nga videot e publikuar nga emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan.

Leka u shpreh se teknologjia ka përparuar dhe se aty mund te jetë modifikuar zëri i të mbrojturit prej tij, në përfundim ai kërkoi që Roland Hysi të lirohet nga qelia.  Prokuroria për Krime të Rënda gjatë seancës për konkluzionet përfundimtare kërkoi 4 vite burg për gjyqtarin e Fierit.

Bashkë me gjyqtarin Hysi është nën procedim edhe psikologia Elona Mecani, e akuzuar për ushtrim ndikimi të paligjshëm. Çështja për psikologen është veçuar dhe hetimet ende vijojnë nga Prokuroria e Fierit.

Gjatë seancës paraprake, Gjyqtari Hysi ka pretenduar se video e përgjimit të transmetuar në emisionin “Stop” nuk mund të shërbejë si provë për akuzat e ngritura ndaj tij./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!