Krimet e rënda bllokojnë kokainë në Durrës, përjashtojnë policinë lokale
Një ngarkesë me kokainë sasia e së ciles nuk bëhet ende e ditur zyrtarisht është kapur në Portin e Durrësit. Kokaina ka qenë e fshehur në një kamion mallrash që po udhëtonte në drejtim të Italisë. Operacioni është organizuar nga Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithëshme, ndërkohe që policia lokale është lënë jashtë loje. Një zyrtar i policisë i tha ABC News që operacioni ishte shumë sekret për shkak se kishin frikën e rrjedhjes së informacionit. Drejtuesi i kamionit është ndaluar dhe pritet që në fund të veprimeve të jepen informacione zyrtare.
/abcnews.al