Krim i dyfishtë në Don Bosko, i riu vret 19 vjeçaren dhe pastaj veten

schedule13:22 - 8 Qershor, 2018

schedule 13:22 - 8 Qershor, 2018

Një 31-vjecar ekzekutoi mëngjesin e sotëm një 19-vjeçare dhe më pas qëlloi me plumb në kokë edhe veten. Xhafer Mata, protagonisti i krimit të dyfishtë ndërroi jetë rreth 1 orë pas ngjarjes. Ai dyshohet se ishte i fiksuar me vajzën e re, e cila sot po shkonte të jepte provimin e radhës së maturës shtetërore.

Pak çaste para se të kryente krimin, autori ishte i ulur te ky lokal në zonën e “Don Boskos”. Viktima kërkonte sqarim nga ish e dashura e tij, Xhuljeta Çuni se përse i kishte dhënë fund lidhjes së tyre. Por në debat e sipër pohojnë dëshmitarët, vajza ka kërkuar të largohet pasi po shkonte në provimin e maturës së “Gjuhë-letërsisë”.

Këto janë pamjet filmike të siguruara nga TV Klan pak çast pas krimit. Xhafer Mata ekzekutoi fillimisht me një plumb në kokë gjimnazisten duke iu drejtuar me fjalët, “Më ndave nga njerëzit e mi dhe më shkatërrove jetën!”. Por autori nuk u mjaftua me kaq, u afrua dhe qëlloi edhe njëherë tjetër, duke e lënë të vdekur në vend.

I tronditur, largohet vetëm pak metra skenës së krimit dhe qëndron disa çaste i fshehur në këto peme.

Në ato momente u dëgjua e shtëna e treta. Banorët e zonës e dërguan me shpejtësi në spitalin e Tramës, 31-vjeçarin Mata, por 1 orë më vonë edhe ai ndërroi jetë.

Shtëpitë e dy viktimave janë fare pranë njëri-tjetrit.

Prej më shumë se 5 muaj nga Tetor e deri në fund të Shkurit 2018, e ndjera Xhuljeta Çuni kishte punuar tek ky supermarket.

Kastrioti, pronari i subjetit privat, pohoi jashtë kamerave se, 19-vjeçarja i kishte kërkuar që të largohej nga puna, pasi duhet të mësonte për provimet e maturës. Por ai shtoi se këtë të hënë gjimanzistja e shkollës “Qemal Stafa” i kishte kërkuar që të rikthehej përsëri në punë, pasi të mbyllte provimet matures.

Ndërkohë burime nga grupi hetimor pohojne se, 31-vjeçari Xhafer Mata ishte divorcuar në Janar të vitit 2018, ndërsa ka pasur dhe një fëmijë 1 vjeç. Sipas publikimeve që vetë ka bërë në rrjetet sociale, mësohet së Mata, ishte diplomuar në Prill të këtij viti në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike për Logjistikë Prodhim.

Kjo ngjarje shumë kujt sot i ka kthyer në kujtesë ekzekutimin e 21-vjeçares Ariela Murati, e cila u vra në sy të motrës në 21 Janar të këtij vitit para fakultetit të Mjekësisë nga Aldison Belulaj, pasi studentja e juridikut refuzoi kërkesën e 23-vjeçarit për t’u lidhur me të./abcnews.al