Krijesat e zhdukura që do të pushtonin botën nëse do të ishin gjallë

schedule15:32 - 9 Nëntor, 2019

schedule 15:32 - 9 Nëntor, 2019

Njërëzit evoluan gjatë një kohe kur grabitqarët më të tmerrshëm ekzistonin vetëm si fosile, që do të thotë se ne  mund të bëjmë gjëra si të shëtisnim në tokë, të notojmë në oqean dhe të jetojmë pas moshës 19 vjec.

Çfarë do të bëhej me racën njerëzore dhe botën moderne ku jetojmë nëse papritmas ndonjë forcë më e lartë do të ringjallte të gjitha krijesat më të tmerrshme pre-historike?

A do të kemi akoma pushime në plazh? Udhëtime në kampe? Fermë?

Fatmirësisht, epoka e grabitqarëve të tmerrshëm ka mbaruar kryesisht, me përjashtim të disa kafshëve si arinjtë ,krokodilë .

Por është kënaqësi të shohim prapa në kohë dhe të pyesim veten “Po sikur?” Le të hedhim një vështrim në disa prej atyre krijesave të tmerrshme, të jetës reale të epokave të kaluara, të cilat  me siguri do ta shkatërronin botën moderne ./abcnews.al

Sipas ThoughtCo ,Kronosaurus ishte një zvarranik detar që jetoi 120 milion vjet më parë, i gjatë afërsisht 33 metra dhe peshonte ndoshta 7-10 ton. Në krahasim me të, peshkaqeni i bardhë i madh është rreth 20 metra i gjatë dhe peshon të paktën 2 tonë. Dhëmbët e Kronosaurus-it nuk ishin aq të mprehtë sa të peshkaqenit të bardhë por ai ishte një gjuetar shumë i shpejtë .

Atëherë, si do të ishte  për njerëzit moderne nëse kjo krijesë e tmerrshme papritmas do të rishfaqej në oqeanet nëpër botë? /abcnews.al