Policia e Vlorës ka arrestuar një 33-vjeçar, i dyshuar si autor i dy vjedhjeve të ndodhura në minimarkete të qytetit.
Sipas policisë, 33-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje, dyshohet se më datë 29 janar 2026, në lagjen “Pavarësia 2”, si dhe më 31 janar 2026, në lagjen “Isa Boletini”, ka vjedhur shuma parash dhe steka cigaresh në dy subjekte tregtare.
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për dokumentimin ligjor edhe të disa rasteve të tjera të dyshuara, të kryera nga i njëjti person.


