Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar është arrestuar nga policia.
Sipas uniformave blu 45-vjeçari, E.K ra në pranga, pasi në 01,02,2021 ka kryer veprime të turpshme në prani të një të mituri.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Informacion-Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë ligjore, nga sherbimet e Komisariatit Nr.6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. K., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vepra të turpshme” pasi me datë 01.02.2021, ka kryer veprime të turpshme në prani të një shtetasi të mitur.
/abcnews.al/