Kreu marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren ndërsa ishte në detyrë, arrestohet polici

schedule16:28 - 23 Shtator, 2022

schedule 16:28 - 23 Shtator, 2022

Një oficer policie nga Florida dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë adoleshente gjatë kohës që ishte në detyrë.

Dyshohet se oficeri i policisë e takoi të miturën përmes një aplikacioni online.

Oficeri, tashmë i arrestuar, deklaroi se mendonte që vajza ishte më e madhe në moshë.

Sheridon Edward Archer, 23 vjeç,  dyshohet se e kreu aktin ndërsa ishte në detyrë u. Hetimi për Archer filloi të dielën (18 shtator) kur oficerët në Palm Bay PD kontaktuan me FDLE (Departamenti i Zbatimit të Ligjit në Florida).

Sipas autoriteteve, Palm Bay PD njoftoi agjencinë në lidhje me pretendimet dhe i kërkoi FDLE të hetojë më tej.

Hetuesit thanë se ai u takua me vajzën në gusht për kontakte seksuale në dy raste të ndara ndërsa ishte në detyrë. Adoleshentja  ishte në gjendje të identifikonte Archer nga tatuazhet e tij, tha policia.

Adoleshentja u tha hetuesve se oficeri përdori aplikacionin Snapchat dhe një aplikacion tjetër takimesh të quajtur MeetMe për ta kontaktuar atë.

Archer  pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me vajzën ndërsa ishte në detyrë. Ai kishte marrë edhe foto nudo nga vajza dhe i kishte dërguar asaj foto lakuriq, tregojnë raportet. Archer u tha hetuesve se mendonte se 13-vjeçarja ishte 19 vjeç.

/Abcnews.al/