Kreu i tifogrupit “dardanët” reagon pas shkarkimit të Giresse: Tifozët duan angazhim me zemër, jo formal

schedule16:33 - 20 Qershor, 2023

schedule 16:33 - 20 Qershor, 2023

Humbja e djeshme ndaj Bjellorusisë, nuk u “përtyp” aq lehtë nga Federata e Futbollit të Kosovës, të cilët më herët ditën e somte njofuat shkarkimin e teknikut Alain Giresse nga pankina e “dardanëve”.

Vendimi i FFK-së për shkarkimin e teknikut francez erdhi pas rezultateve katastrofike, ku pas 4 ndeshjesh në kualifikueset e Kampionatit evropian, Euro 2024, Kosova ka vetëm 3 pikë, e mes këtyre ndeshjeve janë dhe 2 rezultate zhgënjyese, 1 me 1 kundra Andorrës dhe humbja 2 me 1 ndaj Bjellorusisë e mbrëmjes së djeshme.

Pas shkarkimit të trajnerit francez, ka reaguar edhe kryetari i grupit të tifozëve të Kombëtares kosovare, të njohur si “Dardanët”, i cili ka thënë se federata mori vendim të drejtë, si dhe u ka kërkuar lojtarëve që të angazhohen më shumë në fushë.

“Kombëtarja nuk është klub. Fanella e saj djersitet, por edhe ndjehet. Është krenari ta mbash atë, jo obligim sa për t’u grumbulluar. FFK veproi drejt me shkarkimin e Giresse, por nuk duhet harruar: tifozët duan angazhim me zemër, jo formal. Ata duan sukses. Prandaj edhe e mbështesin e i mbështesin futbollistët.

Siç kanë bërë ashtu edhe do të bëjnë, veçse duhet reciprocitet: lojtarët t’ua kthejnë tifozëve, me angazhim! Veç kësaj, ditëve në vijim do të kemi takim bashkëpunimi me FFK-në, për t’u koordinuar për të mirën e Kosovës. Kosova përjetë dhe asnjëherë vetëm”,- është shprehur kreu i tifogrupit me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!