Kreu i “OpenAI”: Nëse rregullat për inteligjencën artificiale në Evropë janë shumë të rrepta, do të largohemi

schedule22:33 - 28 Maj, 2023

schedule 22:33 - 28 Maj, 2023

Kompania OpenAI, e cila prodhoi sistemin gjenerues të inteligjencës artificiale ChatGPT, do të largohet nga Evropa nëse nuk mund të pajtohet me rregulloren e shpallur të BE-së.

Kreu i “OpenAI” Sam Altman tha në një ngjarje në Londër se kompania e tij fillimisht do të përpiqet të pajtohet me ligjin e ardhshëm të BE-së për inteligjencën artificiale (AI), raporton “Reuters”.

“Projektligji aktual i BE-së për inteligjencën artificiale e mbirregullon këtë sferë, por dëgjuam se do të tërhiqet”, tha ai. Altman beson se për këtë ligj duhet të punohet shumë dhe nuk përjashtoi mundësinë që “OpenAI” të largohet nga Europa.

Parlamentarët evropianë këtë muaj ranë dakord për një projektligj për AI, por detajet do të diskutohen ende në nivele të ndryshme, kujton agjencia britanike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!