“Bota është përulur nga ky mikrob i vogël.” Kështu është shprehur drejtuesi i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë të hënën.
Adhanom Ghebreyesus u shpreh gjatë Asamblesë Botërore të Shëndetit se nëse virusi është duke na mësuar ndonjë gjë ajo është “përulësia.”
Ghebreyesus deklaroi:
“Gjashtë muaj më parë mund të kishte qenë e pakonceptueshme për shumë prej nesh se qytetet më të mëdha në botë do të binin. Që dyqanet, restorantet, shkollat dhe vendet e punës do të mbylleshin. Që udhëtimet globale do të ‘ngrinin’. Që thjesht shtrëngimi i duarve mund të jetë kërcënuese për jetën. ”
Po ashtu, kreu i OBSH u bëri thirje zyrtarëve që “ta trajtojnë virusin me respektin dhe vëmendjen që meriton” duke vënë në dukje se me miliona raste janë raportuar në të gjithë botën.
Gjithsesi, numrat nuk i tregojnë historitë e virusit, çdo humbje jete lë pas një plagë për familjet, komunitetet dhe kombet. /abcnews.al/