Kreu i KE: Kina nuk mund të mbyllë një sy ndaj shkeljeve të Rusisë

schedule14:40 - 1 Prill, 2022

schedule 14:40 - 1 Prill, 2022

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se Kina “uk mund të mbyllë një sy ndaj shkeljeve të ligjit ndërkombëtar nga Rusia.

Deklarata e Michel erdhi pas një samiti virtual me presidentin kinez Xi Jinping të premten.

“BE dhe Kina ranë dakord se kjo luftë po kërcënon sigurinë globale dhe ekonominë botërore. Bashkimi Evropian do të mirëpriste hapat pozitivë nga Kina për të ndihmuar në përfundimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, u tha gjithashtu gazetarëve të premten në Bruksel presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Gjithashtu Michel shtoi se BE do të jetë vigjilente ndaj çdo përpjekjeje për të ndihmuar Rusinë financiarisht ose ushtarakisht dhe për të anashkaluar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

“Ne patëm mundësinë të shpjegojmë pozicionin e BE-së, t’i bëjmë thirrje Kinës të veprojë, të angazhohet për të marrë pjesë aktive në të gjitha përpjekjet që po bëhen për të rivendosur paqen dhe stabilitetin,” shtoi ai.

Michel i bëri komentet pas një samiti virtual me zyrtarët kinezë të mbajtur së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Të dy liderët e BE-së “e bënë shumë të qartë se Kina nuk duhet të ndërhyjë në sanksionet (BE)”, shtoi von der Leyen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!