Kreu i gjyqësorit fitues i zgjedhjeve presidenciale në Iran me 62% të votave

schedule10:48 - 19 Qershor, 2021

schedule 10:48 - 19 Qershor, 2021

Kreu i gjyqësorit, Ebrahim Raisi ka fituar zgjedhjet presidenciale të vendit me 62% të votave, sipas rezultateve paraprake nga komisioni kombëtar i zgjedhjeve. Kandidati për president Abdolnasser Hemmati,  ish-drejtor i Bankës Qendrore, ka pranuar humbjen edhe para se të dilnin rezultatet zyrtare.

Në një postim në Instagram të shtunën ai tha: “Shpresoj që qeveria juaj të bëjë krenare Republikën Islamike të Iranit, të rigjallërojë ekonominë dhe mirëqenien e vendit.”

Në rezultatet fillestare, Raisi fitoi 17.8 milion vota, ndaj 3.3 milion Rezait dhe 2.4 milion Hematit, tha Jamal Orf, kreu i selisë zgjedhore të Ministrisë së Brendshme të Iranit. Kandidati i katërt i garës, Amirhossein Ghazizadeh Hashemi, kishte rreth 1 milion vota.

Rezultatet paraprake gjithashtu duket se tregojnë se gara kishte pjesëmarrjen më të ulët të vendit që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Sidoqoftë, votimi nuk kishte vëzhgues ndërkombëtarë për të monitoruar zgjedhjet në krahasim me vitet e kaluara.

Mbështetur nga Garda e fuqishme Revolucionare, Raisi, një aleat i ngushtë i Udhëheqësit Suprem, Khamenei që zotohet të luftojë korrupsionin, është nën sanksionet e SHBA pasi dyshohet për përfshirje në ekzekutimet e të burgosurve politikë dekada më parë./abcnews.al