Kreu 1 milion euro transaksione të paligjshme / Zbardhet skema, si turku përdori kartën bankare të një shqiptari për planin e tij

schedule11:25 - 14 Janar, 2025

schedule 11:25 - 14 Janar, 2025

41 vjeçari turk që u arrestua nga policia e Tiranës për kryerjen e transaksioneve me vlerë mbi 1 milion euro në mënyrë të paligjshme, përdori kartën bankare të një shtetasi shqiptar.

Gazetarja Bleona Sari, tha për ABC News se Ferhat Karakus kishte arritur të gjente kartën bankare të shqiptarit dhe përmes saj kryente transaksione bankare me bizneset e tij, të cilat dyshohet se janë të dyshimta dhe me prejardhje kriminale.

41 vjeçari turk i fuste paratë në sistem përmes kartës së shqiptarit, ndërsa ky i fundit nuk kishte asnjë dijeni ndërkohë që as nuk kishte qenë në Shqipëri në kohën e kryerjes së transaksioneve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!