Kryeministri Edi Rama e ka vlerësuar lojën e kombëtares së Shqipërisë në ndeshjen ndaj Republikës Çeke, e zhvilluar në Pragë, që përfundoi me reazultatin 1-1.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se kombëtarja nuk po merr vetëm pikë, por luan futboll si e barabartë në çdo drejtim dhe jep shpirtin në fushë.
Postimi i kryeministrit Rama në Facebook
KRENAR PËR SHQIPËRINË❤️
Kjo Kombëtare nuk bën vetëm pikë, po luan futboll si e barabartë në çdo drejtim, jep shpirtin në fushë dhe frymëzon?
Faleminderit djemve kuqezinj?Faleminderit kampionëve që e drejtojnë këtë skuadër kaq dinjitoze, trainerit Sylvinho e ndihmësve të tij?
Faleminderit edhe publikut kuqezi që sonte ishte lojtari i 12-të i Kombëtares.