“Ne jemi të gatshëm të mirëpresim çdo forcë politike, e cila është e gatshme të tregohet më konstruktive në marrëdhëniet me Rusinë”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në Itali.
“Kjo është një çështje ekskluzivisht e brendshme e Republikës Italiane. Ne jemi të gatshëm të mirëpresim çdo forcë politike që është në gjendje të shkojë përtej rrjedhës kryesore plot urrejtje që është krijuar për vendin tonë dhe të tregojë më shumë objektivitet dhe një qëndrim konstruktiv ndaj vendit tonë”, tha Peskov.
Lexo edhe: Zgjedhjet në Itali, Von der Leyen: Shpresojmë për një bashkëpunim konstruktiv
Komisioni Europian shpreson për një bashkëpunim konstruktiv me qeverinë e re të Giorgia Melonit, pavarësisht të një përplasje publike më herët.
Matteo Salvini, kreu i Ligës së ekstremit të djathtë dhe një pjesë e aleancës konservatore të Melonit, kishte akuzuar shefen e komisionit Ursula von der Leyen për arrogancë për komentet e saj përpara zgjedhjeve italiane.
/abcnews.al