Zgjedhjet në Itali, Von der Leyen: Shpresojmë për një bashkëpunim konstruktiv

schedule13:41 - 26 Shtator, 2022

schedule 13:41 - 26 Shtator, 2022

Komisioni Europian shpreson për një bashkëpunim konstruktiv me qeverinë e re të Giorgia Melonit, pavarësisht të një përplasje publike më herët, sipas BBC.

Matteo Salvini, kreu i Ligës së ekstremit të djathtë dhe një pjesë e aleancës konservatore të Melonit, kishte akuzuar shefen e komisionit Ursula von der Leyen për arrogancë për komentet e saj përpara zgjedhjeve italiane.

Von der Leyen tha se do të ishte e gatshme të punonte me qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike, por paralajmëroi Italinë për pasojat nëse vendi largohet nga parimet demokratike.

“Nëse gjërat shkojnë në një drejtim të vështirë, unë kam folur për Hungarinë dhe Poloninë, ne kemi mjetet e duhura,” tha ajo,  duke iu referuar tërheqjes së fondeve për ato vende.

Por zëdhënësi i BE-së Eric Mamer, gjatë një konferencë për shtyp këtë mëngjes tha se komisioni – dega ekzekutive e BE-së do të punojë me partinë që ka fituar zgjedhjet.

“Ky rast nuk do të jetë ndryshe. Sigurisht që shpresojmë që do të kemi një bashkëpunim konstruktiv me autoritetet e reja italiane,” shtoi ai.

/abcnews.al