Kremlini: Çështja e themeluesit të Telegram nuk duhet të kthehet në persekutim politik

schedule12:54 - 29 Gusht, 2024

schedule 12:54 - 29 Gusht, 2024

Kremlini thotë se ajo që po ndodh me themeluesin e Telegram, Pavel Durov nuk duhet të kthehet në persekutim politik.

“Gjëja kryesore këtu, natyrisht, është që ajo që po ndodh në Francë të mos kthehet në persekutim politik”, tha zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov.

“Ne e dimë se presidenti francez ka mohuar çdo lidhje me politikën, por nga ana tjetër po bëhen disa akuza. Do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas”, shtoi më tej Peskov.

Kujtojmë që themeluesi i Telegram u lirua nga paraburgimi një ditë më parë por nuk i lejohet të dalë nga territori francez.

Ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash që kanë të bëjnë me terrorizëm, drogë, bashkëpunim, mashtrim, pastrim parash dhe përmbajtje kriminale për të mitur./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!