Me pesë vota pro Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi kërkesën e prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit Aqif Rakipi dhe Gledion Rahovica.
Anëtari i gjashtë prezent gjatë diskutimeve, Gëzim Veleshnja i LSI, propozimi i të cilit u bë edhe shkak për shtyrjen e shqyrtimit të mandatit të kreut të bashkisë pogradec Eduard Kapri, nuk mori pjesë në votimin për mandatin e deputetëve edhe pse gjatë mbledhjes shprehu qëndrimin kundër.
Votimi erdhi dy ditë pasi KQZ kërkoi material shtesë nga organi i akuzës, përgjigja e të cilit duket se nuk ishte e mjaftueshme për avokatët e dy deputetëve, Rakipi nga PDIU dhe Rahovica nga LSI.
Por bazuar në Vendimin e Këshillit të Minsitrave në funksion të ligjit të dekriminalizimit, në kreun tre pika 1 të saj përcakton se…
“..formulari i vetëdeklarimit duhet të përmbajë të dhëna të plota mbi përdorimin e një gjeneraliteti të ndryshëm nga ai aktual, ndalimin arrestimin apo dënimin e personit me vendim të formës së prerë osë jo brenda dhe jashtë Shqipërisë, rastet e dëbimit nga një shtet i huaj…”
Vetë formuali sipas kësaj VKM-je nëse pasqyron të dhëna të pavërteta, të paplota dhe të pasakta, sjell përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidmi, zgjedhja emërimi apo nga funksioni publik.
Ndërkohë, në pikën tre të këtij vendimi ngarkohet Kodi Penal dhe neni 109 i tij për dënimin në rastin e pasqyrimit të të dhënave të rreme në këtë formular. Kështu pesë anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që morrën pjesë në votim, mbështetën kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda duke i hequr mandatin deputetëve Rakipi dhe Rahovica./abcnews.al