KQZ u dha sot mandatin e deputetit 3 kandidatëve të listës shumë-emërore të LSI, për të plotësuar vakancat e krijuara në Kuvendin e Shqipërisë nga dorëheqja e deputetëve të kësaj force politike. Betimi i tyre është parashikuar të bëhet në seancën e ditës së nesërme.
I shtohen edhe tre deputetët grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Bëhet fjalë për Ralf Gjonin, i cili merr mandatin e dorëhequr të Klajda Gjoshës. Nimet Musai që zëvendëson Petrit Vasilin në Fier dhe Enada Koçiraj në vend të ish deputetit të Qarkut të Vlorës Shezai Rrokaj.
Tre deputet e votuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të bëjnë betimin në seancën parlamentare të së enjtes pas mbledhjes së Këshillit për rregulloren, mandatet dhe Imunitetin.
Me miratimin e 3 kandidatëve, Lëvizja Socialiste përfaqësohet nga 10 deputetët të rinj dhe Lefter Koka që nuk pranoi t’i bashkohet vendimit politik të Partisë. Ndërsa Partia Demokratike aktualisht ka 5 deputetët në Parlament dy prej të cilëve, Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi nuk kanë dhënë dorëheqjen nga mandati.
Në total numri i deputetëve në Parlament arrin në 96. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thirrur emrat e 18 kandidatëve të tjerë që të dorëzojnë formularin e dekriminalizimit brenda 10 ditësh./abcnews.al