KPK shkarkon drejtuesit e Gjykatës së Korçës dhe Beratit

schedule13:09 - 21 Dhjetor, 2018

schedule 13:09 - 21 Dhjetor, 2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të premten nga detyra dy kryetarë gjykatash. Vendimi i parë që përjashtoi një gjyqtar nga radhët e gjyqësorit i përkiste Admir Belishtës, kryetar i Gjykatës së Korçës. Në seancën dëgjimore KPK konstatoi probleme me justifikimin e pasurisë të Belishtës, si edhe një raport të DSIK, që fliste për raporte të papërshtatshme të tij. Gjyqtari tjetër i shkarkuar të premten ishte Agron Vavla, kryetar i Gjykatës së Beratit. Me herët KPK vlerësoi si të pajustifikuar në burime të ligjshmë disa pasuri të tij, si edhe ngriti dyshime për pamundësinë e tij financiare për shkollimin e djalit në SHBA./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!