KPK konfirmon prokurorin Sokol Stojani

schedule15:23 - 31 Tetor, 2018

schedule 15:23 - 31 Tetor, 2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Solkol Stojani. Ish-shefi i Drejtorisë se Inspektimit rezultoi i pastër në të tre kriteret e rivlerësimit.

Sokol Stojani, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme kaloi me sukses procesin e Vettingut.

Prokurori rezultoi bindës për komisionin tre anëtarësh të KPK-së në të tre kriteret e rivlerësimit, pasurinë, figurën dhe aftësitë profesionale. Hetimi i thelluar i komisionit të vetingut mbërriti në përfundimin se pasuria e Stojanit ishte e justifikuar, se ai nuk kishte kontakte të papërshtatshme me element të inkriminuar dhe se kishte të gjitha aftësitë profesionale për të vijuar detyrën e prokurorit.

Rezultati pozitiv u paralajmërua në seancën dëgjimore të zhvilluar të martën, ku nuk u relatuan problematika nga ana e tij në ndonjë nga kriteret. Stojani mori raport pozitiv nga ana e ILDKPKI, për deklarim të saktë të pasuriësë së përbërë nga një apartament dhe një automjet. Ai siguroi një certifikatë të pastër dhe u konsideruar i përshtatshëm për vijimin e detyrës edhe nga ana e Drejtorisë për Sigurimin e Informacionit të Kualifikuar. Për Stojanin u relatua një raport pozitiv edhe sa i përket aftësive të tij profesionale.

Prokurori Stojani është prej 10 vitesh pjesë e Prokurorisë së Përgjithme. Së fundmi ai mbante poziconin e kreut të Drejtorisë së Inspektimit, Mbrojtes së Dëshmitarëve dhe Projekteve, detyre nga e cila u lirua me urdhër të kryeprokurores Arta Marku në 19 Shtator 2018, pasi kishte paraqitur doreheqje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!