Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Manjola Xhaxho.
Xhaxho është në listën e subjekteve prioritare të Vettingut pasi është edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ajo ka qenë gjithashtu edhe këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë dhe e ushtron këtë profesion prej 16 vitesh.
Në seancën dëgjimore të 10 Majit, që zgjati vetëm 10 minuta u tha se gjyqtarja jetonte në shtëpinë e prindërve të saj. Xhaxho nuk shfaqi asnjë kundërshtim për hetimin dhe kërkoi konfirminin e saj në detyrë. /abcnews.al