Anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Antoneta Sevdari shkarkohet nga detyra. Kolegji i Posacëm i Apelimit pranoi ankimimin e Komisionerit Publik, se shkalla e parë e rivlerësimit nuk kishte kryer një hetim të thelluar për prokuroren.
Kolegji i Posacëm i Apelimit shkarkoi nga detyra Prokuroren Antoneta Sevdari, anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
KPA pranoi animimin e Komisionarit Publik, për të rihapur hetimet për Sevdarin, duke pretenduar se vendimi i shkallës së parë ishte marrë pa u një hetim të thelluar në dy kritere.
Korrikun e kaluar prokurorja kishte kaluar pa probleme filtrat e Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Kundërshtimi i Komisionerit Dariel Sina mbështetej në pamundësinë e prokurores për të dorëzuar dokumente, që të vërtetonin ligjshmërinë e të ardhurave të deklaruara.
Bëhet fjalë për të ardhurat e deklaruara si të përfituara nga bashkëshorti i subjektit para vitit 2003 në vlerën e 3 milionë lekëve. Sipas komisionerit, Sevdari nuk e ka provuar me dokumentacion ligjor të këtë shumë parash duke shtuar se të ardhurat e ligjshme për periudhën 2000-2003 kanë qenë rreth 1 milionë e 869 mijë lekë. Gjithashtu, ai theksoi se për rreth 12 mijë euro të përfituara nga bashkëshorti prokurores, nga puna në Arabinë Saudite në vitin 2003, duhej të ishin deklaruar dhe tatuar. Ndërsa në seancën e fundit, drejtuesi i trupit gjykues të KPA-së bëri të ditur një denoncim të bërë për prokuroren në datën 5 shkurt nga një shtetas i quajtur Aleksandër Marku./abcnews.al