KPA konfirmon vendimi, gjyqtari qëndron në detyrë

schedule09:21 - 13 Shtator, 2019

schedule 09:21 - 13 Shtator, 2019

Gjyqtari i Gjykatës Administrative Gentian Medja është konfirmuar në detyrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Ndërkohë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi gjyqtarin e Apelit për Krime të Rënda Gjovalin Përnoca, për shkak të problemeve me pasurinë.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin e Gjykatës Administrative Shkalla e Parë Tiranë Gentian Medja, duke e konfirmuar ne detyrë.

Komisioneri Publik, e kishte ankimuar me herët me argumentin se hetimi për aftësitë profesionale nuk ishte bërë i plotë nga KPK-ja. Pas provave të sjella nga gjyqtari Medja, Komisioneri Publik, kërkoi konfirmimin në detyrë. Ky është vendimi i dytë pozitivë i dhënë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pas atij të Nertina Kosovës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Gjovalin Përnoca. Vettingu për gjyqtarin u bë për të tre kriteret e rivlerësimit, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Gjatë hetimit, KPK-ja kishte konstatuar një sërë problematikash në lidhje me pasurinë e gjyqtarit. Gjovalin Përnoca kishte një karrierë të gjatë në sistemin e  drejtësisë. Që nga viti  2003, Përnoca është zgjedhur gjyqtar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, detyrë të cilën e ka ushtruar tashmë prej 15 vitesh.

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!