KPA e shkarkoi, Elisabeta Imeraj: Largimi im u kërkua nga dikush, do u drejtohem instancave të tjera

schedule15:53 - 27 Prill, 2022

schedule 15:53 - 27 Prill, 2022

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra drejtuesen e Prokurorise së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Imeraj ishte konfirmuar më herët në Shkallën e Parë, por me sugjerim te ONM vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik. Gjatë procesit në Shkallën e dytë Imeraj kërkoi konfirmim në detyrë, megjithatë trupa e Kolegjit të Apelimit gjeti probleme ne pasurinë e saj.
Në një prononcim për mediat pas procesit në KPA, Imeraj pretendon se janë vendosur në dosje, dokumente të falsifikuara për pasuritë. Sipas Imerajt, vendimi për shkarkimin e saj është i padrejtë dhe ka ndodhur pasi dikujt mund të mos i ketë pëlqyer ndonjë gjykim nga ana e saj. Ajo iu drejtua sërish KPA me pyetjen se kush e donte shkarkimin e saj nga sistemi në drejtësi.

“Në seancën e fundit, ajo që pretendohet që zëri i secilës palë të jenë të dëgjueshëm. Deh faktet të jenë baza e një vendimi. Në mënyrë të përsëritur u kam kërkuar KPA se kush e do shkarkimin tim? Vetëm këtë nuk ma dhanë si përgjigje. Ka pasur interes të shtuar të mediave. Si gazetar jeni të ftuar që të merrni dosjen hetimore që nga KPK dhe në KPA. Aty vërtetohet se ka zero pasuri në pronësi. Do ju vë në dispozicion aktet e dosjes që lidhen me elementë që kanë të bëjnë me figurën e Elisabeta Imerajt. Puna ime prej 17 vitesh e ka treguar se si është kryer. Nuk është respektuar as proporcionaliteti. Ajo çfarë Reforma në Drejtësi synon është sistemi i pavarur.” tha Imeraj.

“Mund të mos jen ndjerë të lirë për shkak të letrave anonime të futura në proces. Referohen dokumentacione të falsifikuara. Dhe kallëzime të rreme”

“Do u drejtohem instancave të tjera. Që premtimi i dhënë fëmijëve të mi të mbahet.” tha Elisabeta Imeraj.

“Të mos shëndërrohet Vettingu si një gjueti shtrigash për ata që nuk e dëshirojnë Elisbeta Imerajn si prokurore.” u shpreh Imerja.

 

Avokati nga Stasburgu i Elisabeta Imerajt, Gregory Thuan Dit Dieudonne, u shpreh i zhgënjyer nga procesi i vetingut ndaj klientes së saj.

“Unë dua të them se sot është një ditë e trishtë për Shqipërinë. Sot në vërtetuam se vetingu është duke shkuar keq dhe është jashtë kontrollit. Unë nuk kam parë asnjë proces tjetër me prova kaq të fabrikuara. Ju keni humbur një aset shumë të madh”, tha avokati.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!