Kounde flet si lojtar katalanas: Kalimi te Barça një hap para në karrierën time, jam i emocionuar

schedule09:20 - 29 Korrik, 2022

schedule 09:20 - 29 Korrik, 2022

Jules Kounde është tanimë lojtari më i ri i skuadrës së Barcelonës, pasi ditën e djeshme klubi katalanas bëri zyrtare marrëveshjen.

Fillimisht ishte Chelsea skuadra më e favorizuar për të nënshkruar me francezi edhe pse e kërkonte prej kohësh, por Barcelona ia doli ta mposht klubin londinez.

Mbrojtësi ka thënë edhe fjalët e tij të para si lojtar “blaugrana”:

“Sevilla është një ekip i madh, por transferimi te Barca do të thotë një hap përpara në karrirën time”, tha fillimisht francezi.

Më pas ai shtoi se mezi pret që të nisë punën me ekipin e ri.

“Mezi pres të filloj të luaj jam shumë i emocionuar”, vazhdoi ai.

Kounde kaloi nga Sevilla te Barca për shumën e 60 milionë eurove në total. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!