Kotzias për mediat greke: Në Maj arrihet marrëveshja me Shqipërinë

schedule17:03 - 21 Prill, 2018

schedule 17:03 - 21 Prill, 2018

Mediat greke raportojnë se minsitri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, është shprehur shumë optimist përsa i përket bisedimeve me Shqipërinë. Në një intervistë për Ta Nea, Kotzias theksoi se deri në fund të muajit Maj do të mbyllen të gjitha marrëveshjet me Shqipërinë. Ministri i Jashtëm grek përsëriti dhe njëherë se në bisedimet me palën shqiptare nuk është diskutuar asnjëherë për çështjen çame pasi Athina nuk e pranon atë. Ndërsa përsa i përket pronave që pretendohen nga komuniteti çam, Kozias tha se ato i mbeten shtetit grek deri në momentin që është ende në fuqi ligji i luftës.

Duke shpjeguar procedurat e Kushtetutës së Shqipërisë, të cilat i konsideroi të vështira, ministri i Jashtëm grek tha se Presidenti Ilir Meta i ka dhënë dritën jeshile qeverisë e për këtë arsye bisedimet kanë mbetur në formalitetet e fundit. Kotzias tha se këto janë problem që ekzistojnë prej 70 – 80 vjetësh dhe kur marrëveshja të vijë në parlamentin grek të gjithë do të befasohen me polemikat e pakuptimta nga të dyja palët ndër vite. Ky do të jetë takimi i tretë mes ekipeve negociatore pas atyre të Kretës dhe Korçës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!