“Kostot e Demokracisë”, Kim: Liderët politikë duhet të heqin të korruptuarit nga listat

schedule11:01 - 29 Janar, 2021

schedule 11:01 - 29 Janar, 2021

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka folur në “Kostot e Demokracisë II” për zgjedhjet e 25 prillit në vend, si dhe për kandidatët që po vendosen në lista.

Kim shprehet se duhet që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme ndërsa shtoi se transparenca e financimeve të partive është shumë e rëndësishme. Rëndësi të madhe, sipas diplomates amerikane, ka integriteti i kandidatëve për deputetë.

“Siç e thanë në intervistën e djeshme, është përgjegjësia e liderëve politike që kandidatët janë të pastër dhe të respektojnë përcaktimet ligjore të dekriminalizimit. Jam krenare që SHBA mbështet dhe do mbështesë procesin zgjedhor. Populli shqiptar duhet të hedh votën të lirë nga presioni politik.”

Kim u shpreh po ashtu se  këshilli Politik mori hapa të rëndësishme për ligjin zgjedhor gjatë verës dhe ky, sipas saj, ishte një hap shumë i rëndësishëm për integrimin evropian të vendit.

“Tani po ndjekim zbatimin, për të siguruar që zgjedhjet për parlamentin e ri të jetë të lira e të ndershme. Liderët politikë duhet të heqin të korruptuarit nga listat që ofendojnë zgjedhësit shqiptarë. Liderëve politikë u kërkojmë që të kontrollojnë kandidatët.”s.b/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!