Stephanie Frapard nuk është e vetmja që do të bëjë histori të enjten mbrëma, pasi asaj do t’i bashkohen dy asistente femra për herë të parë në një Kupë Bote për meshkuj.
Ndeshja mes Kosta Rikës dhe Gjermanisë mbrëmjen e së enjtes do të jetë historike për dy arsye.
Së pari, Stephanie Frapard do ta vendosë emrin e saj në një kategori tjetër të veçantë të kompeticionit, pasi ajo do të bëhet gjyqtarja e parë femër që do të gjykojë një ndeshje të Kupës së Botës për meshkuj.
Megjithatë, historia nuk do të shkruhet vetëm për shkak se ajo në krahë do të ketë dy asistente femra. Noiza Buck dhe Karen Diath Martinez plotësojnë treshen e gjyqtarëve, e cila, për herë të parë në historinë e eventit, do të përbëhet nga femra në një garë për meshkuj.
This Thursday, an all-female refereeing trio will take charge of a men’s @FIFAWorldCup match for the first time.
Stéphanie Frappart will be joined by assistants Neuza Back and Karen Diaz in overseeing @fedefutbolcrc against @DFB_Team.
History in the making! ? pic.twitter.com/KusT7SOUn9
— FIFA.com (@FIFAcom) November 29, 2022