Kosovë- Deputetët kanë votuar Vlora Çitakun e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit.
Ajo është zgjedhur me 90 vota për.
Nënkryetari i propozuar nga PDK-ja ishte i vetmi që nuk ishte zgjedhur në seancën e kaluar kur u zgjodhën të tjerët.
Kjo pasi PDK, i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese për vlerësim nëse konstituimi i Kuvendit pas afateve ishte i ligjshëm.


