Banesat e dy pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës, të komunitetit serb, janë sulmuar me mjete shpërthyese në Zubin Potok. Për këtë ngjarje ka reaguar dhe Kryeministri Ramush Haradinaj. Kreu i qeverisë kosovare thekson se sulmi me mjete shpërthyese është akt i papranueshëm që cënon jetë njerëzish. Sipas Haradinaj, kjo ngjarje synon të mbajë në tension qytetarët e vendit. Nëpërmjet një reagimi, ai kërkoi nga organet e rendit që sa më shpejt të zbardhet akti kriminal dhe të kapen autorët e sulmit./abcnews.al
Kosovë, sulmohen me bombë banesat e pjesëtarëve të FSK
schedule16:45 - 26 Nëntor, 2017
schedule 16:45 - 26 Nëntor, 2017