Kosovë, shuhet familja prej 5 anëtaresh në një aksident

schedule08:30 - 9 Korrik, 2018

schedule 08:30 - 9 Korrik, 2018

Një familje prej pesë antarësh është shuar në Kosovë, për shkak të një aksidenti automobilistik të ndodhur në afërsi të Suharekës. Dy prindërit dhe tre fëmijët e familjes Sadikaj, humbën jetën në vendngjarje, pasi makina e tyre u përplas me një autobus. Sipas informacioneve të mediave të kosovës Prindërit dhe tre fëmijët po udhëtonin me një autoveturë tip BMW, gjetën vdekjen në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi rreth ores 13.30 në afërsi të fshatit Biraçë të Suharekës. Familja Sadikaj po kthehej nga Zvicra, ku jetonin, për të bërë pushimet në vendlindje. Komuna e Suharekës e ka shpallur të Hënën ditë zie në kujtim të familjes prej 5 antarësh që u shua në këtë aksident të rëndë. /abcnews.al