Kosovë-Shqipëri, Malcolm: Kufiri artificial, historia duhet të zhvishet nga ideologjitë

schedule23:39 - 29 Nëntor, 2021

schedule 23:39 - 29 Nëntor, 2021

Noel Malcolm, është padyshim një prej mendjeve më të ndritura të historisë moderne, akademik, e kërkues shkencor në Oxford. Ishte i pranishëm në Kuvendin Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike, por ai gjithnjë është kureshtuar për Shqipërinë, Kosovën dhe Ballkanin në përgjithësi. Në këndvështrimin e tij si historian dhe albanolog të gjithë librat e historisë në vendin tonë kanë pasur një rol propagandistikë dhe një nacionalizëm që e ka zbehur historinë.

Noel Malcolm shkroi “Historia e Bosnjës” gjatë bombardimeve, ku trajtoi me objektivitet dhe rivlerësoi të vërtetën historike të deformuar nga mitet dhe trajtimi tendencioz i historiografisë serbe. Menjëherë pas, shkroi edhe “Një histori e shkurtër e Kosovës” , pasi ishte i bindur që do kishte luftë edhe në ato troje. Ai ndikoi me librin e tij për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

Ndër arkivat më të rëndësishme për Historinë e Shqipërisë, Malcolm renditë ato osmane, ku fatkeqësisht kemi mungesë osmanologësh për leximin e tyre. Libri studimor “Rebelët  besimtarët dhe të mbijetuarit”, nderon historianin dhe albanologun e shquar britanik me çmim të parë trinia e albanologjisë: Meyer-Pedersen-Jokl. Njëkohësisht ai shpallet edhe Anëtar Nderi.

Një vend të veçantë i dedikon në këtë vepër Ali Pashës, ndërsa paraqet për herë të parë burime të pathëna deri më sot mbi kohën e otomanizmit ndër shqiptarë. Në 15-të kapitujt e librit, Malcolm merret me Kelmendët, me Pjetër Bogdanin, me Ernesto Cozzin, me Traktatin e Antonio Brunit mbi Rumelinë, Shqipërinë e shekullit të 15-të, Lidhjen e Prizrenit dhe Diplomacinë britanike 1878 – 1880./ Abcnews.al