Kosovë, shoqëria civile kundër pr/ligjit për financimin e partive politike

schedule17:40 - 21 Qershor, 2019

schedule 17:40 - 21 Qershor, 2019

Organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë kanë protestuar kundër projektligjit për financimin e partive politike. Sipas tyre, ky draft zvogëlon mbikëqyrjen dhe konrollin e financave të këtyre subjekteve, ndaj dhe është i papranueshëm.

Organizatat e shoqërisë civile vazhdojnë të kundërshtojnë Projektligjin për financim të subjekteve politike. Në protestën e organizuar para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës përfaqësues të shoqërisë civile kanë thënë se miratimi i një ligji të tillë nga Kuvendi do të thotë kundërshtim i të gjitha standardeve ndërkombëtare për financimin e subjekteve.

“Ne, organizatat e shoqërisë civile, kemi vendosur që ta bojkotojmë punën në këtë grup këshillues përderisa Qeveria apo Kuvendi i Kosovës nuk e tërheq këtë projektligj për financimin e subjekteve politike në Kosovë”.

Ismajli tha se do të vazhdojnë takimet me akterë politik dhe ndërkombëtarë, në mënyrë që të marrin vendim për hapat e mëtejmë. Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i ka bërë thirrje shoqërisë civile të vazhdojnë të japin kontributin e tyre në Komisionin Parlamentar për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor. Sipas Hotit, pa mbështetjen e tyre dhe pa pjesëmarrjen e tyre, nuk mund të ketë përmirësim në procesin zgjedhor në Kosovë. Ditë më parë këto organizata në selitë e gjashtë partive më të mëdha parlamentare kanë organizuar një aksion simbolik ku  në selinë e PDK-së shpoqëria civile u pengua nga rojat e partisë të zhvilloj aktivitetin e saj. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!