Kosovë-Serbi, Lavrov: Palët të zbatojnë marrëveshjet e arritura

schedule22:59 - 21 Shtator, 2018

schedule 22:59 - 21 Shtator, 2018

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka ftuar Beogradin dhe Prishtinën që të zbatojnë marrëveshjet e arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli. “Ne e përshëndesim dialogun e drejtpërdrejtë mes Prishtinës dhe Beogradit, por më e rëndësishme është që ajo që arrihet përmes dialogut të realizohet vërtet”, ka thënë Lavrov gjatë një vizite në Bosnje e Hercegovinë.

Krahas dialogut, shefi i diplomacisë ruse ka theksuar se duhet të respektohen edhe parimet e rezolutës “12-44” të OKB-së, që e konsideron Kosovën ende nën qeverisjen ndërkombëtare. Më tej Lavrov ka theksuar se faktorët e jashtëm nuk duhet të krijojnë situatë konflikti në Ballkan dhe ka shtuar se askush nuk duhet të mendojë se vetëm disa kanë të drejtë të merren me situatën në rajon dhe të tjerët jo. Pas takimeve me autoritetet vendase, ministri i Jashtëm rus ka thënë se Moska mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje Hercegovinës./abcnews.al