Kosovë, rritet prania e policisë në Mitrovicë

schedule11:47 - 5 Gusht, 2018

schedule 11:47 - 5 Gusht, 2018

Njësi të policisë së Kosovës, që në orët e para të mëngjesit të së dielës kanë nisur të grumbullohen në bazën “Belvedere”, në fshatin Frashër të Mitrovicës. Sipas mediave kosovare, përveç agjentëve të patrullave të policisë, në bazë kanë mbërritur edhe efektivë të njësisë speciale FIT, të nisur nga Prishtina. Angazhimi i forcave të sigurisë vjen një ditë pas skadimit të afatit për krijimin e Shoqatës së Komunave Serbe në veri të Kosovës. Një ditë më parë të njëjtat burime mediatike raportuan për një angazhim të trupave të KFOR-it në zonën pranë liqenit të Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut. Prania e tyre mendohet të ketë qenë për shkak të zhvillimeve të fundit në bisedimet Kosovë-Serbi, por vetë misioni i NATO-s deklaroi se bëhej fjalë për një stërvitje që kishte nisur që ditën e premte. Sidoqoftë, pas skadimit të afatit të së shtunës, zyrtarë serbë parashtruan mundësinë që krijimi i shoqatës të bëhet të dielën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!