Kosovë, ndërtesa e Institutit të Mjekësisë Ligjore përfshihet nga zjarri

schedule23:53 - 25 Mars, 2023

schedule 23:53 - 25 Mars, 2023

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se në orët e mbrëmjes, në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka shpërthyer një zjarr. Sipas ministrisë, të menjëhershme kanë qenë ndërhyrja zjarrëfikësve. Policia është në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zv. ministri, Blerim Sallahu.

“Sipas informacioneve qe kemi aktualisht nga vendi i ngjarjes, nuk ka dëme që janë shkaktuar nga zjarri. Personat përgjegjës tashmë po merren me shkaqet e shpërthimit të zjarrit”, thuhet në njoftim.