Kosovë, dështon seanca e qeverisë dhe opozitës për mandatin e Thaçit

schedule20:26 - 4 Shtator, 2018

schedule 20:26 - 4 Shtator, 2018

Ka dështuar zyrtarisht seanca e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, e cila ishte thirrur si nga qeveria ashtu edhe nga opozita për rishikimin e madatit të presidentit Hashim Thaçi për dialogun me Serbinë në Bruksel.

Seanca dështoi pasi opozita nuk pranoi të marrë pjesë. Pas një pushimi të gjatë, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, e quajti të mbyllur përfundimisht seancën. Ai njoftoi se vazhdimi i saj do të bëhet nesër në orën 14:00. Seanca e nisur sot kishte për qëllim votimin e ekipit të ri negociues të Kosovës për bisedimet në Bruksel me Serbinë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë fjalës së tij në në Parlament premtoi se nuk do të ketë as ndarje të Kosovës dhe as ndryshim kufijsh. Ndërkohë opozita këmbëngul në miratimin e rezolutës që ndalon çdo ndryshim të mundshëm të kufijve të territorit të Kosovës. Duke kërkuar që të shtohet dhe pika ku presidentit Hashim Thaçi nuk i lejohet më të jetë drejtues i bisedimeve me Beogradin. /abcnews.al