Kosovë, arrihet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi

schedule11:08 - 16 Shkurt, 2018

schedule 11:08 - 16 Shkurt, 2018

Në një konferencë për mediat Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka konfirmuar se është arritur marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi. Kreu i shtetit kosovar tha se gjatë ditës do të informojë dhe partitë politike në vend.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, konfirmoi para gazetarëve të pranishëm në presidencë se është arritur një marrëveshje përfundimtare për demarkacionin me Malin e Zi. Ai theksoi se marrëveshja ishte arritur mes tij dhe homologut malazez

Përmes kësaj deklarate dy presidentët u kanë bërë thirrje deputetëve që të votojnë në parlament marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy vendeve në gushtin e vitit 2015. Marrëveshja ishte nënshkruar nga Thaçi si zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.

Thaci shtoi se me presidentin e Malit të Zi Filip Vujanovici kanë rënë dakord që të ratifikohet në parlamentin e Kosovës kjo Marrëveshje dhe se me ratifikimin e saj do të respektohen parimet për Marrëveshjen e nënshkruar më herët.

“Kjo deklaratë bën thirrje për përmbylljen e kësaj Marrëveshjeje dhe më pas përmes grupeve punuese do të rishikohet”.

Sipas tij, grupet e punës të dy shteteve do të shqyrtojnë çështjet e kontestuara.

Deklarata e dy presidentëve erdhi pas vizitës dy ditore të kryeministrit malazez, Dushko Markoviç në Prishtinë./abcnews.al