Kosovë, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi mbetën në paraburgim

schedule18:22 - 1 Dhjetor, 2017

schedule 18:22 - 1 Dhjetor, 2017

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi do të vazhdojnë të mbahen në paraburgim. Ky është vendimi që trupi gjykues i Gjykatë Themelore të Prishtinës ka marrë në fund të seancës gjyqësore që u mbajt të premten. Deputetët akuzohen për lëshimin e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, në vitin 2015. Gjatë kësaj seance është përjashtuar deputetja Kadaj-Bujupi, për shkak të ofendimit të dëshmitarit Nuredin Ibishi, ish-deputet i LDK-së. Të akuzuar në këtë rast janë edhe deputetët e tjerë të Vetëvendosjes, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu të cilët mbrohen në liri. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më datën 7 dhjetor në orën 09:00. Në këtë seancë parashikohet të ftohen në cilësinë e dëshmitarit: Armend Zemaj, Naser Osmani dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!