Në Sarandë këtë fillim korriku ka turistë nga anë e kënd botës por më besnikët mbeten ata nga Kosova.
Nuk ndikohen nga sherrnaja e politikës, Shqipërinë e duan dhe e vizitojnë shpesh.
Gazmendi për herë të parë shkeli në Sarandë pas luftës, ne vitin 2001, dhe prej atij viti nuk i është ndarë jugut.
Me familjen ka udhëtuar në shumë shtete të Evropës e megjithatë një qytet të ngjashëm me Sarandën nuk e ka gjetur kërkund.
Arsyet që e sjellin shpesh në Shqiperi janë të shumta.
Vizitor Besnik është edhe Besforti. Atë e gjetëm në Parkun Kombëtar të Butrinit.
Thotë se ndjen emocion sa here vjen në Shqipëri.
Pavarësisht marrëdheniëve të atyre që drejtojnë dy shtetet, pushuesit nga Kosova thonë se shqiptarët andej e këndej kufirit duhet të bëjnë më shumë për njëri-tjetrin.