Kosovarët drejt bregdetit shqiptar

schedule14:27 - 3 Nëntor, 2018

schedule 14:27 - 3 Nëntor, 2018

Qytetarët nga Kosova po shfrytëzojnë motin e ngrohtë të kësaj fundjave për të udhëtuar drejt Shqipërisë. Qindra automjete kaluan doganën e Morinit dhe destinacioni i tyre janë qytetet bregdetare.

Edhe pse është punuar me procedurë të përshpejtuar dhe sportele shtesë, herë pas here janë krijuar radhë të gjata deri në thellesi të territorit të Kosovës. Mësohet se gjatë paradites së sotme kufirin e kanë kaluar më shumë se 7.000 qytetarë të Kosovës./abcnews.al