Kosova, taksë për produktet që vijnë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

schedule16:08 - 26 Qershor, 2019

schedule 16:08 - 26 Qershor, 2019

Kosova paralajmëron vendosjen e taksës ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.  Ministri i Tregtisë në Kosovë Endrit Shala e arsyetoi këtë vendim me barrierat tregtare të Shqipërisë dhe Maqedonisë ndaj Kosovës.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka paralajmëruar se Kosova do t’i vërë taksë Shqipërisë dhe Maqedonisë. Sipas tij, Kosova do të ketë qasje të njëjtë me të gjitha vendet e CEFTA-s. Shala ka thënë se prodhuesit kosovar kanë ankesa ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë për disa taksa të këtyre vendeve ndaj Kosovës.

“Në dy takime me qeverinë e Shqipërisë kemi kërkuar largimin e dy taksave ndaj Kosovës dhe të mos bëhet biznes me Kosovë. Edhe për Maqedoninë kemi shqetësim nga prodhuesit kosovarë sepse së fundi u është ndaluar eksporti i prodhimit të lëndës së parë të peshkut”, tha ai.

Këto komente Shala i bëri në konferencën e Institutit Riinvest ku u prezantuan të gjeturat e hulumtimit të këtij instituti në lidhje me efektet e taksës 100% të vënë nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe.

“Taksa ka ndikuar që të rriten çmimet në konsum të ushqimit gjë që përbën të rrezikohet dhe thellohet varfëria. FMN-ja e ka vërtetuar këtë”, tha Berat Thaçi nga Instituti Riinvest.

Ndërsa lidhur me shqetësimet për mungesë të produkteve në veri ministri Shala ka thënë se nuk ka krizë humanitare në atë pjesë por Serbia po e inskenon një gjë të tillë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!