Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Kosova sërish në zgjedhje/ Albatros Rexhaj: Brezi i ri kërkon shkëputje nga politika e vjetër

schedule20:36 - 29 Prill, 2026

schedule 20:36 - 29 Prill, 2026

Nuk ka president. Në minutat e fundit të 28 prillit, kohë e lënë në dispozicion nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon sërish në zgjedhje, të tretat në radhë brenda 2 vitesh.

Analisti Albatros Rexhaj vlerëson se në Kosovë ekziston një konflikt i thellë mes brezash, ku brezi i ri kërkon shkëputje nga politika e vjetër dhe ka mbështetur Albin Kurtin si alternativë.

Rexhaj shton se zgjedhjet mund të sjellin ose dobësim të Kurtit dhe pastrim të skenës politike, ose tkurrje të LDK-së dhe PDK-së, me synimin e Kurtit për të arritur shumicën prej dy të tretash me aleatët.



“Në Kosovë ka një konflikt të madh mes brezash; brezi i ri është revolucionar dhe do një shkëputje me politikën e vjetër. Ndaj këtij brezi është bërë një padrejtësi. Ne kemi konsideruar që Serbia po na mohon disa gjëra; tani njerëzit thonë që ajo që ka ndodhur pas luftës – koncentrim pushteti, korrupsion, vrasje – na ka mohuar shijen e lirisë. Ky brez është rebeluar dhe ka lidhur kontratë me Albin Kurtin.

Komandantë në UÇK ka pasur plot, dhe të jesh komandant s’do të thotë të kesh të drejtë të jesh milioner. Në 98-99 një popull i tërë e ka pranuar të sakrifikojë. Populli ia ka dhënë votën Kurtit. Nëse Kurti pëson disfatë në këto zgjedhje, skena do pastrohet. Por mund të ndodhë e kundërta: zvogëlohen LDK dhe PDK. Qëllimi i Kurtit është që bashkë me aleatët e tij, komunitetet jo serbe, të arrijë 2/3.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!