Kosova regjistron 398 raste të reja me Covid-19 dhe një viktimë në 24 orë

schedule15:13 - 21 Shkurt, 2021

schedule 15:13 - 21 Shkurt, 2021

Në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar 398  raste të reja me COVID-19 nga 2,996 teste të kryera si dhe një rast fatal.

“Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Drenas 1 rast (39 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 66,380 raste nga 285,900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,572 raste të vdekje”, thuhet në njoftim e autoriteteve shëndetësore në vend.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 228 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58,169 raste.

Raste aktive në vend janë 6,639.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 141 raste, Pejë 37 raste, Ferizaj 34 raste, Gjilan 24 raste, Prizren 23 raste, Mitrovicë 20 raste, Gjakovë 19 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Lipjan 10 raste, Podujevë 10 raste, Vushtrri 10 raste, Klinë 9 raste, Istog 8 raste, Obiliq 8 raste, Skenderaj 6 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 3 raste, Rahovec 3 raste, Viti 3 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Mamushë dhe Suharekë”. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!