Kryeministri Edi Rama ka folur samitin për Shengenin Ballkanik duke theksuar se kjo nismë është gjithëpërfshirëse, jo përjashtuese dhe as e imponuar nga askush.
Rama është ndalur edhe tek refuzimi i ftesës së Kosovës, për mos të qenë pjesë e këtij takimi mes liderave, ndërsa ka deklaruar se plagët e së shkuarës nuk harrohen dhe me dialog mund të bien dakort.
“Kjo nisëm nuk është përjashtuese, nuk imponohet dhe nuk i imponohet askujt. Refuzimi i Kosovës i pakuptueshëm, i dëmshëm. Po ndërtojmë urën mes të shkuarës dhe së tashmes. Plagët nuk kurohen me helm dhe acid. Nisma nuk ndalet, do të vazhdojë”, tha Rama.
“Dëgjoj shumë brockulla se kjo nismë nuk ka impakt për të gjitha vendet. Ndërkohë, që është e kundër çdo vend që përfshihet në këtw proces përfiton dhe procesi ka një përfitim progresiv”, shtoi Rama.



