Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova pa fonde nga SHBA dhe BE/ Kreu i Odës Ekonomike: Shpresojmë që këto masa të jenë të përkohshme

schedule17:34 - 27 Janar, 2025

schedule 17:34 - 27 Janar, 2025

PRISHTINË- Departamenti i Shtetit i SHBA-së, më 24 janar, urdhëroi ngrirjen e financimeve të reja për pothuajse të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare amerikane si pjesë e përpjekjes së presidentit Donald Trump për t’i përshtatur këto programe me qëllimet e tij të politikës së jashtme.

Këto programe zbatohen kryesisht përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID. Mes shteteve, që preken nga kjo masë është dhe Kosova.

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i ftuar në “Ballkan Update” u shpreh se kjo masë bllokuese për fondet është e dëmshme pasi sipas tij Kosova ka nevojë për fondet dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, falë bashkëpunimit me USDAID, Kosova ka rritur eksportet dhe ka gjetur tregje të reja në Evropë dhe më gjërë.

“Pezullimet e këtyre fondeve shpresojmë të jenë të përkohshme. Nga sot do të këtë një ngrirje të përkohshme për të gjitha pagesave që duhen të bëhem, deri në një urdhër tjetër nga qeveria amerikane. Kosova këtë eksporte që i ka, i ka falë edhe USAID, e cila ka ndihmuar në promovimin e tregjeve të jashtme”, tha ai.

Ai theksoi se në këto kushte, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani duhet të lobojë që këto masa mos të afektojnë Kosovën.

“Ne kërkojmë nga presidentja, meqë nuk është në fushatë, që të lobojë më shumë dhe ta ndihmojë që Kosova të mos afektohet nga ngrirja e fondeve. Efekti është shumë i madhe, për shkak se USAID ka ndihmuar në ngritjen e kapitalit njerëzor. Kjo ka për të prekur jo vetëm ekonominë, por edhe qytetarët e Kosovës. Do ketë impakt, dhe shpresojmë që Kosova nuk do hyjë në rrethin e atyre vendeve që do ketë bllokim fondesh”, tha ai/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!