Analisti Melazim Koci, në një intervistë në “Balkan Update” në “ABC” foli për situatën politike në Kosovë, duke u ndalur edhe tek situata ekonomike.
Gjatë kësaj interviste analisti Koci u shpreh se Kosova po përballet me sfida shumë të vështira, ndërsa shtoi se vendi po përballet ende me sfidat e vjetra.
“Në bindjen time synohet që asociacioni të shmanget, pra dërgimi i draftit të BE, në Gjykatën Kushtetuese sepse krerët e VV supozojnë se nëse e dërgojnë në Kushtetuese do të konsiderohen si autor të projektit të asociacionit. Dhe ata synojnë të ikin këtij zhvillimi duke shpallur zgjedhje të parakohshme dhe të ruajnë elektoratin që në shumicë është në anën e tyre. Por mendoj se ky skenar nuk do të lejohet nga aleatët”, tha ndër të tjera ai.
/abcnews.al/