Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova ndryshon “listën e zezë”, këta janë shtetet që duhet të kenë test PCR! Pastaj 7 ditë karantinë

schedule17:07 - 9 Tetor, 2020

schedule 17:07 - 9 Tetor, 2020

Kosova ka ndryshuar listën e vendeve të cilët mund të hyjnë lehtësisht brenda territorit të saj pa test PCR dhe që nuk kanë nevojë të vetizolohen. Kësaj liste i janë shtuar edhe pesë shtete tjera, ndërsa një është hequr.

Por, cilat janë shtetet që renditen aktualisht në “listën e zezë”?

Qeveria e Kosovës ka vendosur të mos lejojë hyrjen pas test PCR shtetasve të vendeve që po përballen me rritje të rasteve të Covid-9. Ndërkohë edhe pas hyrjes në vend, ata duhet të vetizolohen nga 7 deri në 14 ditë. Deri të martën, një test i tillë u kërkohej banorëve të dhjetë vendeve, por që tashmë lista ka ndryshuar. Aktualisht vendi ka “vija të kuqe” për 15 shtete evropiane, të cilat vlerësohen me rrezik të lartë infektimi.



 “Lista është e publikuar në ueb-faqen e ECDC dhe në bazë të saj veprohet edhe në Kosovë. Me rrezik të lartë konsiderohen vendet që kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100.000 banorë”, ka deklaruar Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

Bazuar në këtë listë, shtetet të cilat vendi aktualisht i konsideron me rrezik të lartë të infektimit janë: Spanja, Franca, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Sllovakia, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia dhe Malta.

Të gjitha këto shtete kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100 mijë banorë, gjë që i bën të jenë pjesë e listës së shteteve me rrezik të lartë./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!