“Aktivitet” në Prizren, Kosova kthen 36 lypës në Shqipëri

schedule15:12 - 6 Maj, 2020

schedule 15:12 - 6 Maj, 2020

Policia e Kosovës ka dëbuar 36 pjestarë të komunitetit rom që lypnin në qytetin e Prizrenit për në Shqipëri.

Autoritetet kosovare bëjnë me dije se ky është një operacion që është zhvilluar në bashkëpunim me Tiranën.

Ndërkohë Shqipëria i ka pranuar këta 36 anëtarë të komunitetit rom ndër të cilët janë edhe familjarë apo fëmijë të vegjël.

“Në këtë operacion, policia e Prizrenit është asistuar nga njësiti për migrim dhe të huajë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare ‘Perëndimi’ në Gjakovë dhe personat e gjetur duke kërkuar lëmoshë janë identifikuar dhe të njëjtit janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë të cilët janë pranuar nga autoritetet e shtetit Shqiptar”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!